Kush është prokurori që kërkon “kokën” e Saimir Tahirit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Vazhdon me tone të nxehtë mbledhja e Këshillit të mandatëve në Kuvend ku pritet që të hiqet imuniteti ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Prokuroria i çështjes që ka kërkuar edhe arrestimin e Saimir Tahirit është Besim Hajdamataj, kreu i Prokurorisë së Krimeve të rënda.

Me tone relativisht të qeta, Hajdamataj ka kërkuar arrestimin e Saimir Tahirit duke e akuzuar për trafikim lëndësh narkotike dhe korrupsion pasiv, vepra për të cilët ish-ministri rrezikon të paktën 14 vite burg.

Prokurori e ka quajtur Tahirin person nën hetim dhe me bindje të plotë ka shpalosur faktet e para ku deputeti i PS-së implikohet rëndë në trafikin e lëndëve narkotike bashkë me bandën e Habiljave. /albeu.com/

Shtuar më 20/10/2017, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori