Ndërron jetë legjenda e Interit, fitues i Topit të Artë

Ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, legjenda e Barcelonës dhe Interit , Luis Suarez Miramontes.

Suarez ishte i vetmi lojtar spanjoll që ka fituar Topin e Artë, duke mposhtur Ferenc Puskas dhe Alfredo Di Stefano për këtë çmim në vitin 1960.

Spanjolli, i cili la fillimisht gjurmë te Barcelona, luajti në Itali midis 1961 dhe 1973 me Interin dhe Sampdorian.

Pikërisht në ekipin gjenoves përfundoi karrierën si futbollist, para se të niste si trajner.

“Një talent unik dhe një tifoz i madh i Interit. Numri 10 i Interit të Madh që i çoi ngjyrat tona në çatinë e Italisë, Evropës dhe botës. Nëse nuk dini çfarë të bëni, jepini topin Suárezit. Lamtumirë Luisito!”, ishte mesazhi i Interit në rrjetet sociale.