Kush është Popesku që ra në pranga, njohja me Bes Kallakun dhe Hilton (FOTO LAJM)

Pëlqej
Policia e Tiranës ka arrestuar Redi Popeskun, pronarin e lokalit Monopol, ku ndodhi masakra në ish-Bllok më 4 tetor, pasi dyshohet se fshehu pistoletën e Ervis Martinajt.

Zyrtarisht Policia thotë se Redi Popesku akuzohet “Për Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, por gjithashtu ai ka gënjyer pasi ka prova që ka qënë brenda dhomës ku u përplasën Ervis Martinaj, Fabjan Gaxha, Eljon Hato me grupin tjetër, Mervjol Bilo, Ervin Mata dhe Fabjol Alushin. Nga kjo përplasje mbeti i vrarë Fabjan Gaxha, si dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Biznesmeni Popesku është një personazh i njohur edhe në botën e medias dhe showbizzi-it në Shqipëri. Ai njihet për miqësinë e tij me shumë personazhe, madje ai i dogji shaminë e beqarit, Bes Kallakut.

Popescu ishte në qendër të vëmendjes edhe për shoqërimin e tij me milioneren amerikane, Paris Hilton. Ata u fotografuan gjatë një feste, të organizuar nga Philip Plein në Milano.
Shtuar më 21/10/2018, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori