Këshillat apo Bashkitë, ku e kërkon fitoren? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Ish-kryeminsitri Sali Berisha deklaroi se e gjithë vëmendja e tij dhe bashkëpuntorëve të tij në rrethe është e fokusuar tek fushata dhe fitorja e kandidatëve.

Berisha i ftuar në emisionin “Log.” përballë gazetarit Endri Xhafo, themeluesit të AlbEu.com Idaver Sherifi dhe analistit Robert Rakipllari, tha se për shkak të rrethanave të krijuara në koalicion dhe listës së këshilltarëve fokusi i tij është orientuar i gjithi tek mbështetja për kandidatët.

Pjesë nga intervista:

Xhafo: Kur ju kam pyetur herën e parë më keni thënë se fokusi jonë ëhstë tek këshillat bashkiakë, tani duket sikur jeni përqendruar tek kandidatët, pse?

Berisha: Për shkak të rrethanave të krijuara, në kuadrin e disa lista këshilltarësh të aleatëve tanë, gjithçka shkoi në funksion të kandidatit.

Xhafo: Domethënë për kandidatin është forca ku do matet forca e koalicionit.

Berisha: Po. Kur mua më pyesin kryetarët e degëve dhe më pyesin ku duhet ta kemi fokusin,  ju kam thënë të përqendrohen tek kandidati.

/AlbEu.com/


Shtuar 25.04.2023 21:39