Një oficer policie në SHBA po konsiderohet si
hero për shkak të rolit të tij gjatë trazirave me 5 të vdekur në Capitol. BBC raporton se ai ia doli të menaxhojë turmat, duke i drejtuar vetëm përmes duarve për t’i mbajtur larg
Senatit.
Në pamjet e publikuara nga mediat amerikane, oficeri i identifikuar si Eugene
Goodman, shfaqet disa hapa
përpara turmës që e ndjek.
Goodman shihet më pas duke hedhur një vështrim drejt hyrjes së
Senatit përpara se të tërheqë protestuesit në një tjetër drejtim.
Goodman që u vlerësua për zotësinë e tij, thuhet se është një veteran i ushtrisë që ka kaluar kohë në Irak. Vlerësimet vijnë në mes të kritikave ndaj policisë së Capitol-it për dështimin e dukshëm të mbrojtjes së ndërtesës.
Në videon e xhiruar nga reporteri i Huffington Post, Igor Bobic,
Goodman, që është me ngjyrë ka përballë një grup mbështetësish të Trump, që janë të gjithë të bardhë.
Shtuar më 11/01/2021,
ora 21:38