“Askush nuk e mposht dot Rusinë”, ish e dashura ruse tallet me Don Xhonin

Një ditë më parë bëri bujë në rrjet një koment që bëri politikani i njohur nga Kosova, Gani Geci për Don Xhonin. Reperi publikoi një fotografi me politikanin, ndërsa ky i fundit shkroi: “Ky djali nga Drenica me emrin Don Xhon, i vetmi deri tani që e mposhti Rusinë”.

Geci i referohej lidhjes së reperit me modelen ruse, Ariana Lirey, me të cilin i dha fund pak muaj më parë. Megjithatë, duket se modelja ndjek me interes zhvillimet rreth ish të dashurit të saj, pasi ka bërë një reagim lidhur me këtë koment të politikanit./albeu.com