Kush është lushnjari që u ekzekutua me breshëri duke shkuar në shtëpi
48-vjeçari Qemal Alla u vra mbrëmë vetëm 100 metra para se të mbërrinte në banesë.

Dyshimet e para të policisë kanë të bëjnë me vrasje për shkak të problemeve të pronësisë me disa bashkëfshatarë të tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë vonë në fshatin Shegas të Lushnjës. Viktimë ka mbetur Qemal Alla, me profesion fermer dhe pronar i një dyqani fidanishteje. 48-vjeçarit i kanë bërë pritë dy persona ende të paidentifikuar, me breshëri kallashnikovi, vetëm pak metra larg banesës duke e lënë të vdekur.

Policia bëri të ditur se viktima ka qenë i vetëm teksa po kthehej në banesë me makinë, kur u qëllua me disa plumba nga një distancë e afërt dhe ka marrë dëmtime në pjesën e fytyrës. Krismat kanë vënë në alarm familjarët, por edhe fqinj të tij, të cilët kanë dalë menjëherë dhe e kanë gjetur 48-vjeçarin të vrarë brenda në makinë.
Shtuar më 10/10/2018, ora 09:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori