Kush është Lulzim Basha?
Pëlqej
Lulzim Basha
Lulzim Xhelal Basha i lindur më 12 qershor 1974 në Tiranë, është politikan shqiptar, ish-Ministër i Brendshëm, ish-Ministër i Jashtëm dhe ish-Ministër i MPPT i Shqipërisë dhe deputet i Legjislaturës XVIII të Kuvendit të Shqipërisë.

Familja e Lulzim Bashës është me prejardhje nga Drenica e Kosovës, pasi gjyshi i tij, në vitet e 40-ta të shekullit të kaluar detyrohet të ikë nga Kosova pas torturave serbe.

Ai është jurist i specializuar në të drejtën Evropiane dhe Ndërkombëtare Publike në Universitetin e Utrechtit në Holandë.

Aktiviteti politik

2007 - 2009 Ministër i Jashtëm
2005">2005 - 2007 Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.
Gjatë periudhës maj – korrik 2005">2005 vepron si Zëdhënës i Fushatës Zgjedhore 2005">2005.
Nga maji i vitit 2005">2005 dhe në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Nga prilli i vitit 2005">2005 dhe ne vazhdim është anëtar i Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Nga janari i vitit 2005">2005 dhe ne vazhdim vepron si Koordinator i Komitetit të Orientimit të Politikave në Partinë Demokratike në Tiranë. Përgjegjës për koordinimin e punës së ekspertëve dhe komisioneve të KOP në përgatitjen, diskutimin dhe shpalljenm e 17 projekt- platformave qeverisëse nga KOP për Partinë Demokratike të Shqipërisë.
Gjatë periudhës Nëntor 2002 – Janar 2005">2005 veproi si Këshilltar Special për Tranzicionin. Departamenti i Drejtësisë UNMIK, Prishtinë, Kosovë. Përgjegjës për përgatitjen e tranzicionit të Departamentit të Drejtësisë të UNMIK-ut drejt një Ministrie të Drejtësisë të Kosovës. Përfshinte përgjegjësitë për hartimin e plan-veprimit dhe mbikqyrjen e fazave të zbatimit të këtij plani.
Gjatë periudhës Tetor 2001 – Nëntor 2002 vepronte si Zëvendës Shef i Kabinetit të Drejtorit të Departamentit të Drejtësisë UNMIK.
Gjatë periudhës Korrik 2000 – Tetor 2001 ushtronte detyrën Këshilltar Ligjor në Departamentin e Drejtësisë të UNMIK-ut.
Gjatë periudhës Maj 1998 – Korrik 1999 ishte pjesëtar i skuadrës së hetimit të krimeve të luftës nga forcat serbe në Kosove: Tribunali Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi.
Shtuar më 01/04/2011, ora 00:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori