Kush është "Lolo", vëllai i Moisi Habilajt që policia shkoi për t´a kapur në Vlorë
Pëlqej
Aksioni i fundit i Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Vlorë kishte si synim kapjen e vëllait tjetër të Moisi Habilajt që u arrestua pak ditë më parë në Katania.

Ai quhet Florian Habilaj, ose siç e thërrasin ndryshe "Lolo".

Florian Habilaj përmendet shpesh në dosjen prej 416 faqësh që autoritetet italiane kanë përpiluar për grupin e trafikantëve të Vlorës përmes përgjimeve dhe survejimit të personave të përfshirë.

Albeu.com mëson se në organet hetimore ai njihet si personi që siguron logjistikën nga Shqipëria për trafikantët ku përfshihen kontaktet me terrenin, karburanti, tranporti, mbjellja etj. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2017, ora 23:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori