Kush është koka e grupit që u arrestua sot në Shqipëri pasi u kap me gjysmë ton lëndë narkotike (VIDEO)
Pas operacionit të përbashkët midis policisë italiane dhe asaj shqiptare ku u arrestuan 5 persona në kuadër të operacionit "Sabbia", mediat e vendit fqinj japin detaje mbi grupin e përfshirë në trafikun e drogës.

Operacioni i sotëm u pasua nga hetimet e hollësishme të iniciuara në janar 2018">2018, gjë që bëri të mundur identifikimin e një grupi kriminal të organizuar, i përbërë kryesisht nga shqiptarë.

Grupi ishte i dedikuar në importin, transportin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të marijuanës.

Substanca narkotike u dërgua nga Shqipëria në brigjet e Brindisit me përdorimin e gomoneve, të cilat zbarkuan në zona të izoluara bregdetare.

Këtu gjetën mbështetjen logjistike të atyre që janë pjesë e krimit të organizuar në Puglia, përfshirë Saverio Palma, i cili u arrestua sot.

Droga, nëpërmjet korrierëve, u transportua më pas në vende të ndryshme për tregun italian si në Romë, Napoli, Milono dhe Firence.

Sipas mediave italiane, i dyshuari kryesor është Flodian Serjani, një trafikant me lidhje të qëndrueshme në Toskana dhe që udhëtonte shpesh mes Shqipërisë dhe krahinës së Brindisit për të organizuar mbërritjen e ngarkesave.

Serjani është arrestuar sot në Shqipëri, sipas mediave italiane.

Gjatë hetimeve kundër grupit, janë sekuestruar rreth gjysmë ton drogë në periudha të ndryshme kohore.

Kështu, më 12 janar 2018">2018, në Magliano Sabina (RI), përgjatë autostradës A / 1 në veri, karabinierët arrestuan një ndërlidhës shqiptar i nisur për në Toscana, duke transportuar 70 kg marijuanë.


Më 15 shkurt 2018">2018, në periferinë lindore të Romës, karabinierët, arrestuan një ndërlidhës italian me 178 kg marijuanë dhe dy shqiptarë, që do të pranonin sasinë e drogës, ndërsa në shtëpinë e tyre u gjetën edhe 188 kg lëndë narkotike, peshore elektronike dhe materiale paketimi.








Shtuar më 31/05/2019, ora 19:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori