Kush është "Iriqi", killeri i bandës së Aldo Bares që shëtiste me tomson në mes të qytetit
Pëlqej
Policia ka shpallur Laert Haxhiun në kërkim për atentatin e djeshëm në Lushnje ku mbetën të vrarë dy persona dhe dy të tjerë u plagosën.

Laert Haxhiu nuk është një emër i panjohur për organet e rendit, pasi disa vite më parë ka vrarë Leonard Priftin, killerin e bandës së Aldo Bares, i cili njihej edhe me noftën "Iriqi".

Ai ishte një vrasës gjakftohtë i bandës që dyshohet se ka kryer një numër të madh krimesh me urdhër të vetë Bares.

Në librin e tij "Krimi dhe antikrimi, historia e bandave kriminale", ish oficeri i policisë, Bujar Hoxha e shpjegon kështu "Iriqin":

"Iriqi" ishte Leonard Prifti, që hyri në jetën mafioze në menyrë të rastësishme.

Në vitin 1977, kur ai ishte gati 14 vjec, hyri në Komisariatin numër dy i rekomanduar nga lidhjet e tij shoqërore.

Që në momentet e para, "i vogli", pseudonimi tjetër që i përshtatej me shtatin e tij të shkurtër, do të ndiqte me verbëri rrugën e kriminelit vrasës, saqë cdo urdhër që do të merrte nga "profesori".

Aldoja, do të zbatohej pa mëdyshje. Ai ishte rritur jetim, në një fshat afër qytetit Lushnje, me një baba njerk dhe disa vëllezër jo të gjakut. Gjyshja do të bëhej nëna dhe babai i tij.

I braktisur nga të afërmit, do të zgjidhte vetë rrugën e jetës. Ai e kishte kuptuar vlerën e parasë, prandaj nuk vërdallisej kot nëpër rrugët e qytetit. Nuk e lodhte shumë veten, por punonte me porosi.

Që në moshën adoleshente, ai filloi të kryente porositë e Aldo Bares.

Pjestarët e bandës bënin kujdes në maredhëniet me Leonardin, i shmangnin acarimet se e dinin që nuk ta bënte të gjatë.

Ky ishte i vetmi që nuk thirrej me emër. Ishte nga të vetmit që dinte kur të shfaqej dhe kur të zhdukej.

Ai kontrollonte aktivitetet ekonomike të bandës, bingot dhe lojrat e fatit si dhe mbante rregullin dhe qetësinë, tamam si një gangster i lindur në lagjet e Cikagos.

Tamam, tamam ai do te ishte "një gangster prej kartoni, një djalosh i lindur për Mafien. Ai ishte gjithmonë i krekosur. Por në të njëjtën kohë, ai po mësonte gjërat që i përkisnin asaj bote dhe nuk kishte në botë adoleshente që aspironin të bëheshin samuraj, apo murgjër Budistë, që e merrnin indoktrinimin dhe përgatitjen e tyre me seriozisht".

Përvec talentit të tij konspirativ, "cibiku" ishte gjithashtu një nga njerezit më të frikshëm të botës së krimit.

Ai kishte krijuar reputacionin e një vrasësi të dhunshëm dhe të pagabueshëm. Në civinë e tij kriminale do të shënoheshin me dhjetra vrasje me natyrë mafioze.

Arma e tij e preferuar do të ishte edhe pistoleta pa zhurmë, ashtu edhe një automatik skorpions. Me këto armë në brez do të bridhte rrugëve të këtij qyteti sikur të ishte një padron i vërtetë.

"Ashtu si Hilli i cili do të kujtonte me nostalgji kohën e kaluar të lidhur me krimin duke u shprehur se, ne moshën 12 vjecare ambicia ime ishte që të bëhesha gangster. Të bëhesha një Ëiseguy (djalë i zgjuar). Të qenurit gangster ishte më mirë se të ishe President i Shteteve të Bashkuara. Të ishe gangster do të thoshte që të kishe botën nën kontroll".

Në veprimtarinë kriminalekësaj bande do të rekrutoheshin dhe aktivizoheshin si vrasës me pagesë edhe persona të tjerë. Detyrat e tyre do të ishin të nivelit të dytë dhe pa rreziqe dekonspirimi por që zgjidhnin probleme të klaneve të vecanta të kësaj bande.

Njëri prej tyre do të ishte edhe Dritan Vila i cili në momentet e para të arrestimit, midis të tjerave do të pranonte disa vrasje me pagesë me porosi të krerëve të bandës.

Në një rast duke folur për vrasjen e dy kundërshtarëve të bandës, D. Vila do të shprehej: "hapa zjarr me pistoletë duke harxhuar krehërin komplet... shkova pas një pallati dhe fillova të dridhja një cigare hashash"...më pas prita E. Dondollakun i cili më dha 20.000 lekë të reja.

Në vitin 2006, grupi kriminal i njohur si "Banda e Lushnjes" do të goditej nga organet e drejtësisë.

Në bankën e të akuzuarve do të uleshin 27 persona, ndër ta edhe dy nga më të rëndësishmit, Aldo Bare e Enver Dondollaku.

Do të duheshin dhjetë vite që të goditej bërthama dhe koka e kësaj organizate kriminale dhe me të drejte shtrohet pyetja që një organizatë kriminale të qëndrojë kaq e bashkuar dhe kaq e fortë për një kohë relativisht të gjatë?

Përgjigjet mund të jenë të shumta por, njëra pjesë e shpjegimit është mungesa e provave, pasi pjestarët e kësaj bande mbanin nën kërcënim dëshmimtarët, bënin presion mbi policinë dhe mbi organet e drejtësisë, për më tepër dhe duke i korruptuar Në këtë proces do të perdorej për herë të parë dëshmitari i drejtësise me statusin e të penduarit.
Shtuar më 12/10/2017, ora 12:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori