Ditën e sotme është arrestuar infermierja e cila i vodhi portofolin pacientit të
shtruar në spitalin Infektiv, denoncuar në emisionin STOP.
Bëhet fjalë për infermjeren 30
vjeçare Ronida Hysa, banuese në Durrës, e cila ka vjedhur para nga portofoli i pacientit, si dhe ka marrë kartën e tij të bankës, duke i zhvatur dhe llogarinë
bankare.
Kallëzimi u bë nga shtetasi F. D., 25 vjeç, djali i të ndjerit K.D, 60 vjeç, i
shtruar te
Infektivi, i cili ka deklaruar se nga llogaria
bankare e të atit ishte tërhequr shuma 60.000 lekë.
Shtuar më 26/01/2021,
ora 10:02