Me vlerën e çantës dhuratë që Kylie Jenner mori për ditëlindje, mund të blini një shtëpi (FOTO LAJM)

Kylie Jenner festoi ditëlindjen e saj të 25-të. Ajo u mblodh me familjen e me miqtë në një jaht ku kanë festuar së bashku.

Në TikTok, ajo publikoi një video ku tregonte dhuratat që kishte marrë për ditëlindje.

Kris Jenner, nëna e saj, i dhuroi Kylie-t një çantë të rrallë, Hermes Birkin, që kushton rreth 100 mijë dollarë.

Gjithashtu Kylie tregoi edhe një palë pantofla pellushi të Hermes, që kushtojnë rreth 670 dollarë.Kylie mori edhe urime të përzemërta për ditëlindje.

Kim Kardashian, 41 vjeç, e uroi Kylie-n për ditëlindjen përmes Instagram-it, duke shkruar: “Çdo vit më mahnit se sa e mençur, mbrojtëse ndaj të dashurve të tu dhe sa bujare është zemra jote. Ti je kaq e vecantë”

Nga ana e saj, Kendall, 26 vjeç, ndau foto të reja përmes Instagram Stories, me mbishkrime me emoji zemre.Kris Jenner shkroi një deklaratë të gjatë në rrjetet sociale për vajzën e saj më të vogël.

“Ti je përtej një ëndrre të realizuar dhe je vajza, mamaja, motra, halla, shoqja kaq e zgjuar përtej viteve të tua!!” “Ti je e sjellshme, bujare pa masë, e zgjuar, e dhembshur, e fortë, krijuese, e bukur brenda dhe jashtë dhe një forcë e shijshme e natyrës!!!!

Edhe Khloe Kardashian bëri një urim fanstastik:

“Të të shohësh ty se si mbron rrethin e ngushtë me pasion është frymëzuese dhe e admirueshme”, shkroi ajo ndër të tjera në Instagram.