Kush është gruaja misterioze që Kryemadhi i kujtoi Ramës?
Ishte e ashpër përgjigja e Kryemadhit ndaj Ramës për krahasimin që ai i bëri asaj me Eleonorën e Selitës, një grua që e shpalli veten shenjtore duke ngritur edhe një tempull të sajin, por që vrau veten në vitin 2011.

Fill pas kësaj, Kryemadhi i është kthyer Ramës me një përgjigje që ka shumë kode brenda. Fillimisht ajo i përmend Ramës "fallxhoret" dhe më pas kalon tek një tjetër Eleonorë, ndryshe nga Eleonora me të cilën Rama e krahasoi.

Reagimi i Kryemadhit
Krahasimet dhe batutat pa kripë të kryeministrit, vetëm se dëshmojnë edhe njëherë, pafuqinë e tij për t’u përballur me katastrofën drejt së cilës po e çon Shqipërinë.
Eleonora që ai përmend (ndjesë pastë) ndoshta i kujton lexueset e filxhanëve, që i mbante dikur në bashki e sot në zyrat e kryeministrisë.

Siç duket as detox-i dhe as botox-i i Neë Yorkut nuk e kanë ndihmuar të kthjellojë logjikën dhe arsyen, për të kuptuar se e keqja e madhe e Shqipërisë është ai dhe bandat që e drejtojnë.

Edi Ramën nuk e shpëtojnë dot as fallxhoret dhe as banditët, as servilët dhe as kllounët nga fatkeqësia e tij më e madhe, papërgjegjshmëria dhe kriminalizimi i mendjes së tij perverse.

As Eleonora e tij nuk e shpëton dot, edhe pse u përpoq shumë që të mos duket Lolo!

Janari e më tej do të jenë vazhdimi i makthit të tij dhe nisja e procesit të çlirimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga qeveria e banditëve dhe drogës.
Shtuar më 29/12/2017, ora 14:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori