Sulmet kibernetike, Salianji: Qeverisë i kanë rënë pantallonat, e vetmja në rajon që dështoi

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka replikuar, zëvendëse kryeministren Balluku, duke theksuar se ajo nuk është informuar mirë dhe ka përgënjeshtruar kryeministrin Rama, kur thotë se nuk ka pasur një agresion të madh.

Salianji theksoi se vetëm Shqipëria ka dështuar nga sulmet.

“Zëvendës kryeministrja Balluku përgënjeshtron Ramën. Se ky mbronte AKSHIN dhe nuk ka pranuar se agresioni kaq i madh ka ndodhur dhe Shqipëria të ketë dështuar. Ne kërkojmë që të mbahen përgjegjës, edhe Rama që mashtron dhe ata që kanë qenë përgjegjës për këtë që nuk kanë mbrojtur. Vendet e rajonit e kanë përballuar. Vetëm Shqipëria ka dështuar. Asnjë shtet tjetër nuk i kanë rënë pantallonat si Shqipëria. Se mundohen ta mbulojnë me propagandë. Sulmi nuk mbahet dot me përgjigje të dështuara.” tha Salianji


Shtuar 22.09.2022 12:40