Kush është gjirokastritja që ktheu lokalin në bordello për prostituta
Policia ka vënë në pranga shtetasen Vasilika Laro, pronaren e lokalit e cila kishte kthyer biznesin e saj në një bordello.

Laro siguronte lidhjet mes klientëve dhe shtetases E.A kundrejt shumëve të parave.

NJOFTIMI I POLICISE

Arrestohen në flagrancë tre shtetas për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Moskallëzim i krimit”.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, pas një hetimi disa mujor kanë bërë të mundur dokumentimin ligjor të një rasti të shfrytëzimit të femrave për prostitucion.

U arrestuan në flagrancë shtetaset:

Vasilika L., 46 vjeçe, banuese në Gjirokastër.

E.A, 34 vjeçe, banuese në Gjirokastër.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi:

Vladimir Koleta, 50 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Shtetësja Vasilika L., në rolin e organizatores dhe ndërmjetëses kishte një lokal në qytetin e Gjirokastrës.

Ajo ndërmjetësonte me klientët që frekuentonin lokalin e saj duke siguruar lidhjet e tyre me shtetasen E.A. kundrejt shumave të ndryshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3000 lekë dhe 5 telefona celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme. /albeu.com/

Shtuar më 17/02/2018, ora 08:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori