Kush është Fehmi Mëziu, personi që u tentua të vritej me thika sonte në Tiranë
Fehmi Mëziu u përballë me agresionin e shtetasve Edmond Gecaj 27-vjeç dhe shtetasit S.M dhe se këta tentuan ta vrasin me thika tek rruga "Hoxha Tahsin" në kryeqytet.

Por kush është Fehmi Mëziu? Ai është pronari i klubit të futbollit të Korabit, ekip që përfaqëson rrethin e Dibrës.

Nën drejtimin e tij Korabi ka shkëlqyer duke kryesuar deri më tani edhe Kategorinë e Parë në Grupin e Veriut.

Por cila besohet se është arseja që shtynë Gecajn dhe S.M-në drejt tentativës së vrasjes ndaj Mëziut?

Mësohet se kreu i klubitKorabit iu kishte një borxh tepër të madh personave në fjalë. /Albeu.com/

Shtuar më 10/03/2016, ora 20:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori