Kush është Fatmir Sejdiu?
Pëlqej
Albeu.com
Biografia e presidentit te Kosoves Z. Fatmir Sejdiu.Fatmir Sejdiu u lind më 23 tetor 1951 në Pakashticë, në komunën e
Podujevës. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në vendlinjde. Ka
mbaruar Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Prishtinës më
1974, ku ka kryer edhe studimet pasuniversitare. Po në këtë
Universitet ka mbrojtur edhe doktoratën. Dr. Fatmir Sejdiu është
profesor në Fakultetin Juridik dhe atë të Shkencave Politike të
Universitetit të Prishtinës. Për studime të thelluara, ai ka qëndruar
në Francë (Universiteti Paris 2 ) dhe në SHBA (Arizona State
University). Ka marrë pjesë në shumë simpoziume shkencore vendore dhe
ndërkombëtare dhe ka publikuar shumë punime shkencore nga fusha
juridike - historike dhe juridike kushtetuese. Është autor librash të
veçantë nga këto fusha. Fatmir Sejdiu ka qenë pjesëmarrës i Kuvendit
themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës më 23 dhjetor 1989. Në
Kuvendin e Parë Zgjedhor në vitin 1991 është zgjedhur anëtar i
Këshillit të Përgjithshëm dhe më 1992 anëtar i Kryesisë së LDK së,
ndërsa më `94 Sekretar i Përgjithshëm i LDK së, detyrë të cilën e
kryen edhe sot. Ka qenë anëtar i Komisionit Qendror për organizimin e
Referendumit për Pavarësinë e Kosovës, mbajtur më 1991. Fatmir Sejdiu
është zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës më 1992
dhe më 1998. Po kështu, më 1998 është zgjedhur Sekretar i
Përgjithshëm i Kuvendit dhe kryetar i Komisionit për Çështjet
Kushtetuese. Më 2001, në zgjedhjet e para demokratike të pasluftës,
është zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës dhe anëtar i Kryesisë së
Kuvendi ndërsa është ri-zgjedhur sërish në 2004. Fatmir Sejdiu
zotëron gjuhët e huaja anglisht dhe frëngjisht. Eshtë i martuar dhe
ka tre fëmijë.
Shtuar më 11/02/2006, ora 16:14
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori