Godina e re FSHF, Rama “kunj” Dukës: Ai që ke votuar, s’ka bërë asgjë për futbollin

Federata Shqiptare e Futbollit është bërë me shtëpi të re. Ditën e sotme u inaugurua godina e re e FSHF. Në ceremoni mori pjesë edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Fjalën e tij kreu i qeverisë e nisi me një “kunj” për presidentin Armand Duka. I kujtoi se qeveria që ai ka votuar nuk bëri asgjë për futbollin. “Qeveria për të cilën presidenti ka votuar ka bërë një hiç për futbollin. Gjithçka ka bërë kjo qeveri.

Për ne para së gjithash vjen dëshira e përbashkët dhe objektivi i përbashkët për ta zhvilluar këtë sport. Nuk është një qëllim në vetvete dhe nuk është ajo që shohim të gjithë, orë është ai që bën bashkë fëmijët nëpër fusha”, tha Rama.

Kryeministri theksoi ndër të tjera se objektivi i tyre është që të bëjnë më shumë fusha sportive, duke i kërkuar presidentit të FIFA-s që të mbajë premtimin për fondet.

“Kemi bërë stadiume por duhet të ndërtojmë më shumë fusha futbolli. Shpresoj të sjellësh paratë që ke pretuar për fushat e futbollit. Ti vë milionat e tua ne vendosim qindra mijëra tonat. Dhe me pas presidenti vendos pasionin. Duhet të bëjmë shumë fusha në të gjitha qytetet. Prindërit dhe fëmijët kanë nevoje”, tha Rama.

Teksa zbuloi dhuratat, në fund Rama e mbylli sërish me thumbime ndaj Dukës.

“Unë kam një dhuratë, nuk është shpatë. Shpatat hyjnë në arsenalin e atyre që votojnë këta këtu. Unë kam penelet”, tha Rama, ndërsa i dhuroi kreu të FIFA-s ato që kishte për të.

“Unë nuk jam interist, ata më sulmojmë çdo të diel. Janë butonat me stemën tonë kombëtare. Kjo është për presidentin një libër i imi me artin tim. Kjo është verë shqiptare dhe shishet janë dizejnuar prej meje”, tha Rama./albeu.com/


Shtuar 29.09.2022 19:14