Kush është ekstremisti anti-shqiptar që u arrestua nga policia
Pëlqej
Mësohet se në prangat e policisë kanë rënë ekstremisti i njohur Babis Karathanos dhe Anestis Kacis me akuzën e bllokimit të aksit rrugor në Bularat.

Gjithashtu mësohet se forcat anti-terror, kanë identifikuar të gjithë personat që kanë bllokuar rrugën,raporton report tv.

Burime pranë Policisë së Shtetit thanë se Karathanos dyshohet të ketë hyrë në Shqipëri ilegalisht.

Por kush është Babis-Harallambos Karathanos?

Ai ka lindur në Greqi, por prindërit e tij janë me origjinë nga Dropulli. Babis nga viti 1982-1989 ka qenë kryetari i SFEVA - (Bashkimi i Studentëve për Luftën e Vorio-Epirit).

Babis-Harallambos Karathanos ka qenë ish-deputet i partisë Demokracia e Re, më tej i partisë ekstremiste të djathtë greke, LAOS. Harallambos është i njohur në Shqipëri, pasi ka marrë pjesë në disa aktivitete në vitet e fundit me minoritetin grek ku të pranishëm kanë qenë Vangjel Dule apo Vasil Bollano.

Më herët, policia bllokoi në kufi 44 shtetas grekë të identifikuar si problematikë, të cilët mbanin me vete uniforma me parulla për Vorio-Epirin dhe flamuj grekë.

Protestuesit grekë, pas përfundimit të ceremonisë mortore, bllokuan për mbi 10 minuta rrugën nacionale duke shkaktuar kaos dhe trafik.
Shtuar më 08/11/2018, ora 18:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori