Kush është Edmond Preka, që humbi jetën bashkë me dy fëmijët e tij të mitur (FOTO LAJM)

Pëlqej
Edmond Preka i njohur ndryshe dhe me emrin Mondi Gjergji, djali Rajan 8 muajsh dhe dy vajzat Ajsel 5 vjeç ndërruan jetë në aksidentin rrugor të ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Shkodër-Velipojë.

Mjeti në të cilin po udhëtonin familja Preka tip "Alfa Romeo", u përplas me një mjet tip "Fuoristradë", brenda të cilit ishin Sokol Mullia dhe Andrea Gjergji.

Të shtatë pasagjerët përfunduan në spital me urgjencë në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë pas lajmeve për vdekjen e vajzës 10-vjecare Noemi, të familjes Preka në aksidentin e mbrëmshëm në Shkodër, ka reaguar shefi i urgjencës në Shkodër Astrit Lahi, duke thënë se trupi dhe truri i vajzës së vogël është jashtë funksionit dhe mbahet në jetë me aparatura.

Nëna e fëmijëve Evis Preka, nëna e fëmijëve dhe bashkëshortja e Edmondit, ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku mjeket po bejne te pamunderen, qe mos e çojnë drejt shuarjes përfundimtare këtë familje. /albeu.com/



Shtuar më 19/02/2018, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori