Kush është drejtori i ri i Kadastrës në Elbasan
Gentian Dyrmyshi është emëruar drejtor i ri i Kadastrës Elbasan. 33 vjeçari i diplomuar për drejtësi është emërimi më i ri mes drejtorëve socialistë.

Pas një pune 3 vjeçare si avokat, Dyrmyshi ka punuar si jurist e me pas drejtor juridik në Hipotekë-Kadastrën e Elbasanit që prej vitit 2013.

Në mesditë pritet dokumenti zyrtar i marrjes së pozicionit nga ana e Dyrmyshit. Partia Socialiste vendos të rinjtë në pozicione kyçe dhe këtë herë i ka besuar Gentian Dyrmyshit një nga drejtoritë më të rëndësishme të qytetit.

Kujtojmë se Kadastra drejtohej nga Klevis Xhoxhi por së fundmi iu besua detyra e prefektit të Qarkut, duke e lënë pozicionin vakant për Dyrmishin.
Shtuar më 13/10/2020, ora 12:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori