Tirana ndeshet sot me Dudelange në “Air Albania”, Drita e Shkupi: Shqiptarët në Europë sot

Katër ekipe shqiptare zbresin në fushë sot, në kualifikueset e Champions dhe Conference League. Gjithçka nis nga ora 18:00.

Shkupi, që ka fituar 3-0 duelin e parë në shtëpi, luan të kthimit kundër Lincoln Red Imps në transfertë, kurse Ballkani ndaj Zalgiris.

Kampionët e Kosovës kanë barazuar 1-1 në Prishtinë dhe do kërkojnë kalimin në turin e dytë sot.

Në 20:00 vëmendjen më të madhe e merr Tirana, që do synojë përmbysjen në “Air Albania” ndaj Dudelange.

Luksemburgasit kanë fituar 1-0 ndeshjen e parë. Në të njëjtën orë luan edhe Drita, që pret finlandezët e Inter Turku. Dueli i parë mes tyre ka përfunduar 0-0.