EMRI/ Vdes në aksident 27-vjeçari në Itali, do të bëhej baba

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur mbrëmjen e së martës 12 shtator në Verona, Itali.

27-vjeçari Redon Qevani po udhëtonte me një “Yamaha R6” dhe humbi kontrollin duke u përplasur me një pemë dhe humbi jetën menjëherë.

Në vendin e aksidentit tragjik mbërritën rreth 30 të afërm. E pranishme ka qenë edhe bashkëshortja e 27-vjeçarit, e cila është në pritje të një fëmije.

Policia lokale, e cila ka kërkuar mbështetjen e karabinierëve për të menaxhuar rendin publik, raportoi për një “situatë të tensionuar”, me 4 patrulla në vendngjarje dhe mbyllje të rrugës.


Shtuar 13.09.2023 12:20