TRAGJIKE/ Ky është biznesmeni i vetëvrarë pasi ra në rrjetën e fajdexhinjve të Shkodrës
Biznesmeni, Besnik Barbullushi është një nga "viktimat" e bandës së fajdexhinjëve që u arrestuan dje në Shkodër.

Ai u gjet i vetëvarur nga familjarët e tij dhe në pronësi të 52-vjeçarit ishte një lokal në qendër të Shkodrës.

Sipas burimeve, shkaqet që ai i dha fund jetës janë pikërisht kërcënimet e huamarrësve.

Dyshohet se pasi ka marrë një shumë parash me hua, ua ka dhënë djemve të ish-prefektit Radovani.

Këta të fundit, në pamundësi për t’ia kthyer paratë pasi janë arratisur si shkak i falimentimit nga borxhet dhe fajdet, i kanë krijuar problem Besnik Barbullushit, i cili vendosi t’i japë fund jetës.

Sepse nuk kishte mundësi për t’i gjetur më paratë që i kishte marrë me hua dhe i kishte dhënë me hua, me idenë për të fituar nga përqindja e fajdes./albeu.com/
Shtuar më 15/03/2019, ora 17:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori