Kush është biznesmeni lezhjan në kërkim që privatizoi malin
Pëlqej
Pas tjetërsimit të sipërfaqes prej 234 mijë metër katrorë në malin e Shëngjinit, Malin e Rencit dhe te Rana e Hedhun, fshihet një biznesmen 47-vjeçar nga Lezha, babai i të cilit u ndalua gjatë operacionit “Ranishtja 4”, ditën e premte.

Ai është Lek Frroku dhe vijon të jetë person i shpallurkërkim nga ana e Policisë së Shtetit, shkruan Panorama.

Burime nga grupi hetimor thanë se biznesmeni i shpallurkërkim kishte rolin kryesor në tjetërsimin e pronave në bregdet, pasi dyshohet të ketë kryer të gjitha procedurat.

Ndërsa pjesa më e madhe e sipërfaqes së përfituar në këtë formë, ka kaluar në pronësi të të afërmve të tij.

Deri tani janë arrestuar dhe ndaluar 12 zyrtarë publikë dhe janë shpallurkërkim 11 zyrtarë e shtetas të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke abuzuar me detyrën, kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, te vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.

Mes të arrestuarve është edhe kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj. Policia tha të premten se kjo sipërfaqe është shndërruar me dokumente të falsifikuara nga tokë shtetërore në bregdet, në tokë arë dhe pemëtore.

Më pas është regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Lezhë, duke përfituar padrejtësisht në interes të tyre dhe personave të tjerë. Këto hetime proaktive janë kryer në funksion të procedimit Penal regjistruar në vitin 2017, për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2018, ora 15:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori