Shmanget tragjedia në plazhin e Spillesë, babë e bir gati sa nuk u mbytën

Babai me djalin e tij 9-vjeçar rrezikuan të mbyteshin këtë të shtunë teksa po laheshin në det, në plazhin e Spillesë.

Për fat të mirë ata shpëtuan, falë ndërhyrjes së rojes së plazhit dhe policisë kufitare në Durrës.

44-vjeçari dhe djali i tij 9 vjeç u nxorrën në breg dhe iu dha ndihma e parë.

Njoftimi i policisë

Në plazhin e Spillesë, shërbimet e Policisë Kufitare Durrës, bashkë me rojën e plazhit, kanë shpëtuar 2 shtetas që rrezikuan të mbyteshin ndërkohë që po laheshin në det. 44-vjeçari dhe djali i tij 9 vjeç u nxorrën në breg dhe iu dha ndihma e parë.

Të gjithë shtetasit që rrezikuan që mbyteshin në det, aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falënderuar punonjësit e Policisë Kufitare, që i shkuan në ndihmë në kohë rekord./albeu.com/