Sekretarit të Këshillit të Sigurimit në Rusi i bëhet atentat me “helm sintetik”

Duket se në Rusi po vijojnë përpjekjet për te eliminuar disa individë në kastën e lartë të drejtuesve politikë.

Në rrjet u shfaq informacioni se u bë një tjetër përpjekje për të vrarë Sekretarin e Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Nikolai Patrushev.

Informacioni për vetë atentatin dhe hetimin e tij mbahen në fshehtësi të rreptë.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “UNIAN”, duke cituar kanalin e Telegram-it “General SVR“.

Ky kanal dyshohet se drejtohet nga një ish-gjeneral i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Federatës Ruse, i cili ka informacione që nuk janë të disponueshme për publikun.

Gjithashtu, ky kanal konsiderohet të jetë i lidhur me shkencëtarin Valery Soloviev.

“Dihet se Nikolai Patrushev ndihej keq në mbrëmje pas punës, pothuajse menjëherë pasi shkoi në shtëpi. Sigurimi ndërhyri menjëherë, duke thirrur një ekip mjekësor”, thuhet në raport.

Sipas kanalit “General SVR”, punonjësit mjekësorë që mbërritën pas ekzaminimit thanë se Patrushev kishte nevojë për shtrim urgjent në spital.

Pasi u trajtua, ai dyshohet se është dërguar në shtëpi në një gjendje të qëndrueshme.

“Rezultatet e analizave të tij konfirmuan se substanca toksike ishte një helm sintetik. Patrushev u shpëtua nga ndihma mjekësore në kohë dhe, me siguri, një përqendrim i pamjaftueshëm i substancës toksike që hynte në trup përmes lëkurës”, shkruan kanali i Telegram-it.

Shërbimi Informativ vëren se ende nuk janë identifikuar autorët e atentatit.

Nikolai Patrushev shihet si një nga pasardhësit e mundshëm të presidentit rus Vladimir Putin.