Kush është 30-vjeçari që goditi me sëpatë babain e tij?
Një ngjarje e rëndë tronditi Lushnjen mëngjesin e ditës së sotme rreth orës 08:00, ku një 30_vjeçar goditi me sëpatë të atin i cili u dërgua fillimisht në Spitalin Rajonal të këtij qyteti në gjendje të rëndë por për shkak të komplikimeve është sjell me urgjencë drejt Tiranës.

Dritan Veliu 30 vjeç i cili njihet si person që ka ushtruar edhe më parë dhunë mbi familjarët e tij dhe që ka bërë edhe një vit burg goditi më sëpatë babain Kujtim Veliun 67-vjeç.

Autori mësohet se është beqar ndërkohë që është shpallur në kërkim nga Policia. Faxëeb.al mëson se e ëma e autiorit është e sëmurë ndërkohë që prindërit e 5 fëmijëve merren me tregti.

Banorët e zonës janë shprehur se familja Veliu njihej si e qetë dhe e rregullt.
Shtuar më 17/07/2019, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori