Dalin pamjet e operacionit të policisë me Guardia di Finanza dhe DEA-n, zbardhen emrat e të arrestuarve

Janë bërë me dije emrat e të arretsuarve në lidhje me operacionin antidrogë të policisë shqiptare me DEA-n amerikane dhe Guardia di Finanza.

Në kuadër të operacionit të koduar “Flakët e detit” ranë në pranga:

Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë;

Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë;
Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;
Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë;
Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë;
Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, në një deklaratë për mediet bëri me dije se operacioni nisi në orën 22:00 të datës 14 gusht dhe ka vazhduar deri në orën 18:00 të datës 15 gusht.

Në këtë operacion u sekuestruan 2 armë zjarri, 200 fishekë ushtarakë kalibri 9, një automjet tip “Audi”, si dhe vlera monetare 45 mijë euro, 250.000 mijë shqiptare, 500 paund, 50 franga zvicerane.

Gjithashtu janë sekuestruar 25 aparat celular, një sasi prej 28 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis u gjet pranë vendit ku u gjet veliera e djegur. Deri tani janë arrestuar 6 shtetas shqiptarë dhe të huaj dhe puna hetimore vazhdon deri në dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.