Kush e vrau 83-vjeçaren? Dalin detajet nga krimi misterioz në Durrës
Ditën e sotme në Durrës është gjetur pa jetë një 83-vjeçare në banesën e saj.

E moshuara e identifikuar me emrin Floresha Shkurti, sipas policisë dyshohet të jetë vrarë pasi kanë konstatuar shenja dhune në trup.

Në vendngjarje kanë mbërritur ekspertë kriminal të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave.

Trupi i pajete është dërguar për në morgun e spitalit ku pritet ti nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore për përcaktimin e rrethanave të vdekjes.

Mësohet se kanë qënë fqinjët ato që e kanë gjetur viktimën pa jetë në banesë. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2018, ora 13:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori