Luis Diaz shënoi për Liverpoolin, ndërhyrje horror e portierit por gjyqtari nuk e ndëshkon (VIDEO)

Liverpool është duke luajtur ndaj Brighton në këto momente dhe rezultati aktual është 0-2 për ekipin e Klopp. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1 ku autori i golit ishte kolumbiani, Luiz Dias.

Momenti i golit është duke u përfolur shumë në rrejtet sociale pasi portieri i Brighton, Sanchez, bëri një ndërhyrje shumë të rrezikshme ndaj Dias në momentin e golit.

Ai nuk e preku fare topin por kërceu sipër kokës së Diaz duke e goditur rëndë. Arbitri dhe VAR nuk morën asnjë vendim për këtë ndërhyrje dhe Sanchez ia hodhi pa u ndëshkuar me karton./ h.ll/albeu.com


Shtuar 12.03.2022 15:03