Kush e pagoi biletën e Lleshajt për Bejrut? Nga 1 Janari MB ka shpenzuar 60 mijë $ udhëtime
Aranita Brahaj, drejtoreshë e Open Data ka ngritur një pyetje mbi pagesën e udhëtimit të ministrit të Brndshëm Sandër Llashaj në Belrut, udhëtim që sipas saj u bë për të realizuar nja ‘Foto-Propagandë” me Alvin Berishën.

Sipas saj, nga data 1 Janar e këtij viti dhe deri më tani, Ministria e Brendshme ka shpenzuar për udhëtime jashtë vendit, mbi 60 mijë dollar ndërsa argumenton se mes tyre mund të jetë edhe pagesa për biletën e Lleshajt Tiranë-Bejrut për një Foto Promocionale (propagandistike) me Alvin.

Reagimi i plotë:

Kush e pagoi biletën e z. Lleshi për Bejrut. A janë dakord taksapaguesit të kontribuojnë që ministri të udhëtojë për Foto-Propagandë

Nga 1 janari e deri sot Ministria e Brendshme ka paguar përmes thesarit për axhensi për transport ajror shumë prej 6.25 milionë lekë (me shume se 60 mijë usd) si Udhëtime Jashtë Vendit.

Në shumicën e rasteve këto janë udhëtimeministrit dhe zyrtarëve nivel i lartë, shpenzime të aparatit të ministrisë dhe jo të Policisë së Shtetit. Mes tyre duhet të jetë edhe pagesa për biletën e Ministrit Tiranë-Bejrut për një Foto Promocionale (propagandistike) me Alvin






Shtuar më 09/11/2019, ora 18:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori