Kush e njeh Ismail Tiranen?
Albeu.com
Janë të shumta rastet e emigrantëve shqiptarë që kanë ikur nga regjimi i egër komunist dhe nuk janë kthyer kurrë më në Shqipëri. Madje, janë të shumtë ata që kanë vdekur dhe janë varrosur në vendet ku ata kanë ...... migruar dhe askush nuk është interesuar më për fatin e tyre. Njëri ndër ta mund te jetë edhe Ismail Tirana, i lindur me 1920 diku në Shqipëri. Ismaili ka vdekur ne vitin 1985 ne St. Georgen im Attergau (Oö) të Austrisë dhe është varrosur në varrezat e kësaj qyteze.

Ne, rastësisht dëgjuam të flitet për këtë. Nga kurreshtja, vizituam varrezat e kesaj qyteze dhe u bindem se ajo çka degjuam ishte e vërtetë. Në fund të varreve të kësaj qyteze pushonte trupi i bashkekombasit tonë, Ismail Tirana. Në gurin e varrit mungojnë informacionet e zakonshme, i vetmi tekst është ”Ismail Tirana, Albanien, 1920 – 1985” dhe asgjë tjetër. Askush nga bashkëatdhetaret nuk dinte të na tregojë më shumë për të. Siç duket, askujt nuk i kishte shkuar mendja të merrej më këtë çështje. Duke menduar se familjarët e emigrantit Ismail Tirana, mund të mos kenë informacion për të, fotografuam varrin dhe vendosëm ta publikojmë këtu. Me shpresën që të afërmit, të cilët me shumë mundësi nuk patën fatin të dinin se ku jetonte Ismaili kur ishte gjallë, të dijnë vendin e varrit. (per Albeu.com, Haxhi Muhaxheri)
Shtuar më 12/05/2010, ora 14:46
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori