Kush e ka radhën? Amerikanët listojnë edhe Saimir Tahirin krahas Vis Martinajt dhe Shullazit
Ambasada amerikane duket të jetë tepër e vendosur në drejtim të instalimit të shtetit ligjor në Shqipëri duke mos u kursyer në mesazhet e drejtpërdrejta në këtë drejtim.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada amerikane thekson se pret përparim të vazhdueshëm në rrugën e Shqipërisë drejt sundimit të fortë të ligjit.

Më tej, në shkrim thuhet se pritet edhe një hetim i plotë për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin.

Reagimi i ambasadës
Gjykata e Krimeve të Rënda të Shqipërisë dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, por presim përparim të vazhdueshëm në rrugën e Shqipërisë drejt sundimit të fortë të ligjit.

Dje, Gjykata e Apelit të Tiranës dëgjoi argumentet e prokurorëve lidhur me masën e sigurisë për Ervis Martinaj.

Ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin.

Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj së ardhmes së Shqipërisë. #KushEKaRradhën
Shtuar më 20/11/2018, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori