Kush e ka parë këtë grua të njoftojë urgjentisht policinë
Një 76-vjeçare ka humbur në qytetin e Elbasanit prej mbrëmjes së djeshme. Ajo është Bale Sala e cila vuan nga sëmundja e sklerozës (probleme me kujtesën). Gruaja në momentin që ka humbur mbante veshur një fund me kuadrate gri dhe të bardhë si dhe një bluzë bojë kafe.

Familjarët bëjnë thirrje të gjithë personave që e kanë parë dhe që kanë dijeni se ku mund të gjendet e moshuara, të kontaktojnë në numrin 0697353244 ose në komisariatin e policisë së Elbasanit.
Shtuar më 12/08/2019, ora 08:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori