Kush e jep urdhrin e ekzekutimit? Eksperti tregon hapat që ndiqen
Një nga efektivët e RENEA ka treguar se si funksionon reparti RENEA në një situatë të ngjashme me ngjarjen e djeshme dhe kush janë hapat që ndiqen. Emri Vata, ekspert sigurie, ka shpjeguar të gjitha hapat dhe atë që ndodh në prapaskenë me efektivët e RENEA-s.

“E para, RENEA thirret nga policia lokale kur ka rrezikshmëri të lartë shoqërore si në rastin e djeshëm. Dje ishte rrezik për banorët. Kur mbërrin RENEA organizon dhe siguron perimetrin për të mos pasur viktima. Më pas bëhet paralajmërimi.

Reparti i RENEA-s ka grup negociatorësh, që kanë formim policor bazë, psikologjik, bëjnë të gjitha trajnimet që i duhen një negociatori. Policinë shqiptare e kanë ndihmuar shumë edhe policitë partnere. RENEA është një nga sukseset e policisë së shtetit”.

Por si negociohet, çfarë i ofrohet? “Të gjitha garancitë humane, negociatori është një person që edhe pyetjet i ka standarde, është tepër i specializuar për atë punë dhe gjithë problemi që bëhet, dhe puna e tij është për të ruajtur një jetë njeriu”.

I pyetur se kush e përcakton se negociatat dështuan dhe duhet ndërhyrë, ai tha “Ligji është i qartë. Në momentin që ka shkëmbim zjarri, e fundit është neutralizimi”. Urdhri për neutralizimin, sqaroi më tej Vata merret brenda strukturave të policisë.

Megjithatë, përtej asaj që pamë në ekran, Vata u shpreh se SHÇBA-ja kryen hetim për të analizuar punën e strukturave vendore të policisë nëse mund të ishte parandaluar ngjarja.

“Veprimet e policisë kanë qenë të kujdesshme, megjithëse se do të analizohen që kur është evidentuar, a ka pasur dijeni drejtoria vendore. Ngjarja mund të parandalohej në vijimësi nga momenti kur ka ndodhur ngjarja, ato 5 orë policia ka meritën e saj.

Kjo ngjarje mund të ndodhë kudo dhe në cdo vend të botës, pasi ka njerëz që për arsye depresioni apo probleme mendore. Por nëse personi më parë ka qenë i evidentuar dhe shoqëruar disa herë, atëherë policia vendore duhet të kishte marrë masa më para” përfundoi ai. /abcnews
Shtuar më 25/09/2020, ora 19:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori