Kush do të drejtojë fushatën e PD-së në Durrës dhe Elbasan
Partia Demokratike ka caktuar drejtuesit e fushatës për zgjedhjet e 25 prillit. Mësohet se në qarkun e Durrësit, fushatën elektorale do të udhëheqë Edi Paloka.

Paloka më parë ka qenë drejtues i shtabit të zonës së Lezhës. Ndërsa për Elbasanin, Basha ka caktuar sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhin. Ai ka qenë shefi i shtabit të qarkut të Shkodrës.

Basha ka emëruar deri më tani 5 drejtues politikë në qarqe. Në Shkodër është emëruar Helidon Bushati, në Durrës Edi Paloka, në Fier: Enkelejd Alibeaj dhe në Vlorë ish-kreu i KLSH-së Bujar Leskaj.

Ende nuk është bërë me dijë se cilin qark do të drejtojë Basha. Në anën tjetër, caktimi i Palokës në Durrës bën të mendosh se Basha mund të mos jetë në listën e kandidatëve për deputetë për qytetin bregdetar.

Shtuar më 07/01/2021, ora 15:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori