Kush do të blejë televizionin Channel One?
Pëlqej
Ditëve të fundit në portale të ndryshme janë publikuar lajme sipas të cilave, kompania turke Çalik Holding, prezente në Shqipëri me Albtelecom, Eagle Mobile dhe Bankën Kombëtare Tregtare është e interesuar për të blerë kanalin Channel One dhe se së shpejti blerja do të realizohet.

Por, Portali Albeu.com ka investiguar këtë rast dhe ka arritur në të dhëna të tjera.

Fillimisht, nga burime brenda grupit Çalik në Shqipëri, Portali Albeu ka mësuar se kjo kompani asnjëherë nuk ka shpreh interesim për t'u futur në tregun mediatik në Shqipëri dhe se lajmet për blerje të Channel One nga ana e kësaj kompanie, nuk janë të vërteta.

Ndërkohë, nga burime të tjera mësojmë se në fakt, është një kompani tjetër turke e cila është në bisedime për t'a blerë këtë televizion. Bëhet fjalë për Kompaninë Kurum, e cila pritet që shumë shpejtë të finalizojë blerjen e Channel One nga kompania Yldon Group. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2014, ora 22:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori