Kush do ta marrë drejtimin e Shkodrës pas largimit të Ademit? Zbulohet vendimi i PS
Voltana Ademi vazhdon të drejtojë Bashkinë e Shkodrës, pasi PD-ja i dogji PS-së kandidatin Valdrin Pjetri. Por numri dy i socialistëve, Taulant Balla thotë se shumë shpejt Ademi do largohet pasi Këshilli Bashkiak i Shkodrës do të vendosë që bashkia të drejtohet nga një n/kryetar, deri në realizimin e zgjedhjeve të pjesshme.

Duke folur për TvKlan, Balla u shpreh: “Do të emërohet një nga nënkryetarët. Nëse nuk e ka bërë akoma Këshilli Bashkiak i Shkodrës duhet ta bëjë”.

Ngërçi i krijuar me rastin e Shkodrës, thotë Balla, do të reflektohet me ndryshime në Kodin Zgjedhor.

Kodi Zgjedhor duhet reformuar edhe në pika të tjera, por Balla thotë se ndryshimet do të jetë vetëm sipas rekomandimeve të OSBE dhe jo me ndryshimin e sistemit, siç kërkon opozita parlamentare.

Veç Shkodrës, zgjedhjet vendore mund të përsëriten edhe ne Vorë. Taulant Balla nuk i komenton akuzat e opozitës për Agim Kajmakun se ka fshehur arrestimin në Greqi, por thotë se socialistët janë në pritje të përfundimit të verifikimeve nga organet kompetente dhe siguron socialistët nuk do të behën mburojë e askujt.
Shtuar më 04/09/2019, ora 18:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori