Kush do ta drejtojë Bankën e Shqipërisë?
Pëlqej
Pas arrestimit të guvernatorit Ardian Fullani, tashmë ekziston një boshllukën në drejtimin e Bankës së Shqipërisë.

Në bazë të ligjit të Bankës së Shqipërisë, kur për një arsye dhe një tjetër kur titullari është në kushte pamundësie për të drejtuar, i kalon zëvendësguvernatorit të parë, që i takon Elizabeta Gjonit, shkruan Portali Albeu.com.

Kjo do të thotë se vendin e Fullanit tani e zë të paktën përkohësisht derisa të sqarohet pozita juridike e tij, Elisabeta Gjoni.

Kjo e fundit mban edhe postin e nënkryetares se Këshillit Mbikëqyrës të bankës së Shqipërisë. Ende nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi i Këshillit Mbikëqyrës, në rast se do të ketë një mbledhje urgjente lidhur me situatën e krijuar.

Megjithatë, kjo gjë pritet të konfirmohet nga Banka e Shqipërisë, por deri më tani ende nuk ka nje qëndrim zyrtar. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 21:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori