Policia vazhdon të kërkojë ndihmë për
vrasjen e Artan
Santos, pasi nuk ka sa duhet
informacion për të.
Tre ditë pas
vrasjes së biznesmenit në zemër të bllokut në Tiranë,
policia ka hapur një sajt online www.tiranapol.org, ku çokush mund të dërgojë
informacion nëse di për ngjarjen.
Nëse informacioni i dhënë me anonimat, ndihmon në gjetjen e autorëve të
vrasjes, personi paguhet me 100 mijë euro.
Policia sqaron se në sistemin e mesazheve mund të shkruhet vetëm teksti i cili automatikisht shkon në bazen tonë të të dhënave.
Uniformat blu kujtojnë gjithashtu se çdokush që ka
informacion mund të kontaktojë në 069 41 00003 ose ne numrin 129. /albeu.com/
Shtuar më 29/06/2014,
ora 17:08