Kryeministri i Kosovës Albin
Kurti theksoi se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë lidhur
marrëveshje të fshehtë.
Kësisoj ai tha se mes tyre ekziston një
marrëveshje e
gatshme nënshkrimi i së cilës po mundohet t’i lihet në dorë qeverisë.
“Jam i bindur se mes presidentëve ka
marrëveshje të
gatshme dhe ajo që po kërkohet tash me të nga presidneti është të thyhet qeveria. Edhe vetëm 10 përqind të ishin gjasat që ka
marrëveshje të
gatshme, gjë që une e besoj, ne do të duhej të ishim të gatshëm”, ka thënë
Kurti.
Ai tha se pavarësisht se dialogu është stagnuar, negociatat mes Thaçit e Vuçiqit s’janë ndalur kurrë.
“Dialog nuk ka moti por negociatat nuk janë ndalur kurrë. Unë si kryeministër tash kam më shumë informacione se kur isha në opozitë. Të shkosh në shtëpi të bardhë të mos e takosh as presidentine as zvoresidentin amerikan e të kthehesh pa
marrëveshje politike e pa ndonjë investim ekonomik kjo është debakël”, ka thënë
Kurti.
Shtuar më 11/03/2020,
ora 17:00