Kurti: Jo kundër serbëve, por kundër strukturave paralele
Albeu.com
Mbi 1000 qytetarë i janë bashkuar protestës së organizuar nga Vetëvendosja, të cilët kanë kundërshtuar fuqishëm mbajtjen e këtyre zgjedhjeve në territorin e Kosovës.Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar dje në Prishtinë një protestë për të kundërshtaur mbajtjen e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës. Mbi 1000 qytetarë i janë bashkuar protestës së organizuar nga Vetëvendosja, të cilët kanë kundërshtuar fuqishëm mbajtjen e këtyre zgjedhjeve në territorin e Kosovës.

Protesta ka filluar nga zyret e kësaj lëvizjeje në lagjen Pejton për të vazhduar pastaj te ndërtesa kryesore e UNMIK ut ku edhe kanë gjuajtur mbeturina në oborrin e kësaj ndërtese, duke e quajtur UNMIK un si "kontejner të bërllogut". Lideri i kësaj lëvizje, Albin Kurti tha se ata nuk janë kundër serbëve në Kosovë, por kundër strukturave paralele.
Shtuar më 11/05/2008, ora 01:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori