Kurti: Grenell do që marrëveshja Kosovë-Serbi të kryhet në shtator, në tetor më pati thënë se duhet të kryhet në shkurt
Kryeministri në detyrë i vendit Albin Kurti ka folur edhe njëherë lidhur raportet dhe qasjen e Emisarit special amerikan Richard Grenell, karshi çështjes së marrëveshjes historike mes Kosovës e Serbisë.

Kurti përsëriti në bisedën me studentët e Harvardit se Grenell po bënë shumë presion për të arritur një marrëveshje të shpejtë mes Kosovës e Serbisë, njofton Klan Kosova.

”Ai po do vetëm ta përfundojë këtë marrëveshje shpejt”, u shpreh Kurti.

”Nese ne kemi kaq shumë nxitim, atëherë s’mund të kemi diçka historike”.

Më tej në fjalën e tij përmes diskutimit virtual Kryeministri në detytë, Albin Kurti zbuloi se ka dëgjuar që Emisari Special Richard Grenell po do që marrëveshja mes Kosovës e Serbisë të përfundojë më së voni në shtator.

”Jam i brengosur për trajtimin e tij”.

”Mendoj që ai do që marrëveshjakryhet më së voni në shtator”.

”Por më kujtohet që në tetorin e kaluar më pati thënë se marrëveshja duhet të kryhet në shkurt”, theksoi tutje Kurti, njofton Klan Kosova.
Shtuar më 18/05/2020, ora 19:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori