Kurseu bukën e gojës për kostumin e maturës, historia e 18-vjeçarit në Tropojë
Pëlqej
Shumë fëmijë në Shqipëri janë rritur dhe rriten në varfëri, gjendje ekonomike e cila u ka hequr bukën nga goja dhe dëshirat më mininale të mundshme.

Në foton e bashkëngjitur lajmit shikoni kursimet e një djali 18-vjeç nga Tropoja, i cili ka kursyer për vite me radhë për të blerë një kostum për maturë.

Djali në fjalë është banor i fshatit Shoshon me një bërthame familjare prej 6 antarësh që jetojne me ndihme ekonomike me 56 mijë lekë të vjetra në muaj.

Çdo ditë familja i ka dhënë në shkollë 30 lek për të blerë një byrek, ndërsa ai i ka kursyr për të blerë kostumin e mbrëmjes së maturës.

E prekur nga gjesti i 18-vjeçarit, shitësja i tha zgjedh cfarë të pëlqejë pavarsisht se sa para kishte mbledhur. /albeu.com/


Shtuar më 18/05/2018, ora 15:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori