Kurrë më parë, Rama 40 minuta me vonesë në Asamblenë e PS-së
Në një prej ditëve më të rëndësishme për Partinë Socialiste, lideri i saj Edi Rama është me vonesë.

Kur ora për nisjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së është caktuar më 16:00, Rama është vonuar për më shumë se 40 minuta.

Vonesa e Ramës, ka rënë në sy të të gjithëve duke lënë “pa koment” edhe stafin e tij të ngushtë.

Mosrespektimi i orarit nga kryesocialisti ka sjellë edhe shtyrjen e Asamblesë, e cila nisi rreth orës 17:00.
Shtuar më 23/07/2019, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori