Rrëzoi dënimin përjetë të Dajtit, KPK shkarkon gjyqtarin

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin për gjyqtarin Aleks Nikolli.

Trupi gjykues që bëri procesin e rivlerësimit për gjyqtarin Nikolli përbëhej nga Brunilda Bekteshi kryesuese, Olsi Komici relator dhe Lulzim Hamitaj anëtar.

Ata vendosën shkarkimin nga detyra për Nikollin i cili ka qenë një nga gjyqtarët që i hoqën dënimin me burg përjetë Dritan Dajtit.


Shtuar 10.08.2020 07:50