Sherri në mesnatë përfundoi në plumba, arrestohet 34-vjeçari në Kavajë

Policia ka vënë në pranga një  34-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim që prej 14 prillit të këtij viti pasi akuzohet për plagosjen e një personi, është vënë në pranga.

Sipas njoftimit të Policisë, 34-vjeçari i identifikuar si Emiljano Sina është kapur në qytetin e Kavajës. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për të riun e akuzuar për veprat penale ”Vrasje me dashje“, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Njoftimi i plotë: Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë ndalimi i shtetasit E. S, 34 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale ”Vrasje me dashje“, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas me datë 14.04.2021, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Sh. S.’

Mesnatën e 14 prilli, Sina u konflktua me një 34-vjeçar të identifikuar si Shkëlzen Shehu, për motive të dobëta. Në sherr e sipër, i riu ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar drejt Shehut duke e plagosur në këmbë. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 4.11.2021 11:28