Arthur Melo flet personalisht me Fabio Paraticin

Mediat të ndryshme raportojnë se Arthur Melo ka informuar tashmë Juventusin se ai nuk do të largohet nga Barcelona në këtë verë, duke bllokuar kështu kalimin e Miralem Pjanicit.

Dy klubet besohet se kishin arritur një marrëveshje për shkëmbim të dy lojtarëve, derisa mesfushori boshnjak është i gatshëm të kalojë në Camp Nou.

Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, Mundo Deportivo, Calciomercato.it, braziliani ka folur personalisht me drejtorin e Zonjës së Vjetër, Fabio Paratici.

Përgjigja ishte që ai nuk do të largohet nga Barcelona pa marrë parasysh se çfarë oferte i bëhet atij.

Pjanic në anën tjetër është duke u kërkuar edhe nga dy klubet e tjera si, Paris Saint-Germain dhe Manchester United, gjersa kampioni i Serie A mund të kërkojë Leandro Paredes, respektivisht Paul Pogban.


Shtuar 27.05.2020 17:02